Prokuroria e Posaçme ka lëshuar një akuzë të re për trafikim të lëndëve narkotike për Ramazan Rrajën.

Akuza e re për trafikim droge rëndon edhe për Plarent Dervishin, Gent alias Akil Nerjakun, Gent Pjetrin dhe Bashkim Haxhinë.

Ky është grupi që i bëri atentat ish-prokurorit Arjan Ndoja,  ngjarje nga e cila humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku.

Ndaj të arrestuarve për këtë dosje, pikërisht personat e përmendur më sipër SPAK ka caktuar një masë të dytë sigurie, arrest me burg.

Nga hetimet e thelluara, ka rezultuar se këta persona përveç ngjarjes kriminale të Nëntorit 2019, janë përfshirë edhe në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës në vende të Bashkimit Europian.