Kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi, ka paralajmëruar ndëshkimin e deputetëve të opozitës, të cilët nuk lejuan nisjen e seancësplenare të prashikuar për ditën e sotme.

Sipas tij askush nuk mund t’i shpëtojë dënimit të merituar në momentin që shkel rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë.

“Nuk kemi gjë kundër opozitës por për njerëzit që kanë zaptuar Kuvendit. Duhen para kamerat.

Kush bën këtë akt duhet të marrë dënimin, edhe kolegët e mi në atë kohë kanë marrë dënimin.

Kur ka votuar Basha, nuk votoi as rezolutën e përbashkët”, tha Bledi Çuçi.