Komisioni i Procedurës dhe Etikës në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur pak minuta më parë, pas kërkesës së mazhorancës për përjashtimin e 26 deputetëve të opozitës.
Partia Socialiste kërkon të përjashtohen deputetët demokratë të cilët bllokuan ditën e sotme zhvillimin normal të seancës planare.
Kujtojmë që ditën e sotme, deputetët demokratë të drejtuar nga Sali Berisha, bllokuan ulëset e kabinetit qeveritar si dhe foltoren e Kuvendit, duke detyruar nënkryetaren e parlamentit, Ermonela Felaj që të shtyjë seancën plenare.