Punimet e Kuvendit këtë të enjte u shoqëruan me debate jo vetëm brenda sallës parlamentare, por edhe jashtë saj.
Një grup minatorësh e pensionistësh u mblodhën në protestë para Kuvendit për të kërkuar të drejtat e tyre, për miratimin e statusit të minatorit dhe rritjen e pensioneve.
“A ka mundësi të jetoj dhe unë? Të mbijetoj jo të jetoj. 30 vjet punë dhe marr unë 15 mijë lek? Është gjynah”, tha një pensionist.
“I bëj thirrje parlamentit të marri masa sa më shpejt sepse minatorët janë në rrezik”, u shpreh një tjetër pensionist.
“Kemi dal për të drejtat tona. Po na mashtrojnë, na gënjejnë, “do ua japim sot, do ua japim nesër’”, tha një tjetër.
Por protesta e tyre u shoqërua me tension dhe përplasje me forcat e policisë.
Një prej minatorëve me megafon në dorë, u drejtua për nga parlamenti, por u ndalua nga efektivët e policisë.
Gjatë momenteve të konfrontimit me policinë, një prej protestuesve nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.