Autoritetet franceze janë në alarm pas kërcënimeve të reja me bombë në pesë aeroporte të vendit. 14 aeroporte morën kërcënime të për bomba në mëngjesin e sotëm, nga të cilët  8 prej tyre janë evakuuar, deklaron AFP-ja.

Aeroportet të cilët u evakuuan janë Brest (Finistère), Carcassonne (Aude), Rennes (Ille-et-Vilaine), Tarbes (Hautes-Pyrénées), Bordeaux-Mérignac (Gironde), Béziers (Hérault), Montpellier (Hérault) dhe Nantes (Loire-Atlantique).

Në lidhje me ngjarën ka reaguar edhe ministri i Transportit i Francës, Clément Beaune, i cili u zotua të godasë kërcënimet e rreme që kanë pllakosur aeroportet dhe atraksionet turistike në ditët e fundit.

“Këto alarme të rreme nuk janë shaka të këqija. Ato janë krime dhe për këtë do të këtë sanksione”, shkruan Beaune në platformën “X”.