Ceremonia e MTV Awards është anuluar për shkak te shqetësimeve të sigurisë duke marrë parasysh paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore, janë shprehur organizatorët.
Ngjarja do të mbahej në Paris të dielën më 5 nëntor, me yjet si Taylor Swift, Olivia Rodrigo, Miley Cyrus dhe Nicki Minaj në mesin e të nominuarve të profilit të lartë.
Zëdhënësi i Paramount në deklaratën që shpalli vendimin u shpreh: “Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore, ne kemi vendosur të mos ecim përpara me MTV EMA 2023.
Ky vendim vjen për shkak të kujdesit të madh për mijëra punonjës, stafeve të artistëve, fansat dhe partnerët që vijnë nga e gjithë bota për të sjellë në jetë shfaqjen.
Ai gjithashtu u shpreh se MTV Awards është një festë vjetore globale dhe se duke parë ngjarjet e fundit në Izrael dhe Gaza ky nuk duket si momenti i duhur.