Fundjava parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Sipas sinoptikanëve pas mesditës së të Shtunës do të shtohen vranësirat të cilat pritet të sjellin reshje shiu ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore.

“Pjesa e dytë e ditës së Shtunë parashikohet të shtojë vranësirat në vendin tonë duke bërë që vranësirat gjatë orëve të pasdites kryesisht mbrëmjes do të sjellin reshje shiu në territorin shqiptar ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore ku herëpashere do të jenë edhe në formën e rrebesheve, ndërsa në zonat qendrore dhe në zonat jugore priten që rreshjet të jenë më të pakta. Do të mbeten prezente edhe në orët e para të mëngjesit reshjet e shiut në vendin tonë, por pjesa e dytë e ditës së Dielë do të sjellë përmirësim gradual të kushteve të motit si fillim në zonat veriore, qendrore dhe me pas në zonat jugore.”

Për sa i përket temperaturave, fundjava pritet të sjellë rënie të ndjeshme të tyre.

“Pritet që fundjava të sjellë një rënie të ndjeshme të tyre duke bërë që maksimumet në territorin shqiptar të mos shkojnë më shumë se 24 apo 25 gradë Celsius duke bërë që të jenë temperatura tipike sa i përket Tetorit.”

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve parametri i erës do të jetë shqetësues sidomos të Shtunën, duke shkaktuar një det të trazuar.

“Me shpejtësi edhe mbi 75 km/h në det të hapur duke sjellë problematik përsa i përket trafikut detar. Dita e Diele pritet të sjellë dobësim të intensitetit të erës.”

Fillimi i javës tjetër do të jetë pa reshje ndërsa temepraturat do të jenë tipike të vjeshtës jo më shumë se 25 gradë Celsius.