Ashtu siç pritej, Skënder Gjinushi është rikonfirmuar sot në krye të Akademisë së Shkencave. Pas zgjedhjeve që u mbajtën të fshehta dhe me procedura të dyshimta, nga 53 anëtarë të Akademisë së Shkencave, 51 prej tyre votuan pro Gjinushit dhe vetëm 2 prej tyre kundër.
Kandidat i vetëm për këtë post ishte sërish Skënder Gjinushi, i cili duket se kishte bërë gati të gjitha kushtet për t’u rikonfirmuar në detyrë, por pa transparencë për publikun.
Në përfundim të këtij votimi, Gjiknushi foli për një proces votimi normal dhe brenda rregulloreve.
Zgjedhjet u mbajtën pa rivalë dhe fushatë brenda ose jashtë Akademisë së Shkencave, me opinionin shkencor, ku pjesëmarrësit në garë të shpalosnin platformat dhe idetë e tyre.
Kujtojmë se i vetmi që u deklarua kundër procedurave të sotme ishte akademiku Artan Fuga.