Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka në një intervistë televizive ka nxjerrë blof kryeministrin Edi Rama.

Ky i fundit deklaroi dje se nuk kishte asnjë dijeni që Albin Kurtit do ishte në stadium në përballjen Shqipëri-Çeki dhe prandaj nuk e takoi.

“Kisha 3 vendet që kisha vetë. Mua nuk më informoi askush. Në boksin e veçantë ishte jo vetëm Albini, por dhe një pjesë e anëtarëve të qeveri së Kosovës dhe zv.kryeministri i Maqedonisë, ishte dhe zv/kryeministrja jonë. Unë kur shkojë në Kosovë i njoftoj të gjithë dhe kush më pret me pret, kush s’më pret s’më pret”, tha Rama dje.

Mirëpo Duka ka deklaruar sot në një emision se FSHF ka njoftuar protokollin shtetëror për prezencën e të dy kryeministrave duke rrëzuar kreun e qeverisë. Akomodimi i Kurti dhe shumë të tjerëzve është bërë pikërisht nga protokolli dhe është e habitshme se si ata nuk e lajmëruan Ramën.

-President, kjo Kombëtare po bën atë që nuk po bën dot politika, keni bërë bashkë Shqipërinë e madhe në fushë dhe në tribuna, por nuk arritët të bënit dot bashkë Ramën dhe Kurtin, ishin të ndarë në tribunë, kaq e vështirë është i bësh bashkë në këto momente?

Ne, por më shumë ekipi kombëtar, i ka bërë bashkë. Ne kemi bërë bashkë lojtarët që vijnë nga të gjithë trojet shqiptare, ne i kemi bërë bashkë për sa kohë i kemi sjell në stadium, për më tej ato duhet t’i shohin vet punët e tyre.

-A tentuat folët më stafet e dy kryeministrave për t’u ulur pranë, do ishte më i plotë ky bashkim, se sa duke bërë tifo në kate të ndryshme?

Të dy janë lajmëruar nga protokolli i shtetit shqiptar për të ardhur në stadium. Në kohën kur janë lajmëruar janë akomoduar në vendet më të mirë të mundshme, besoj se kanë qenë akomoduar shumë mirë, mbase miqtë nga Kosova dhe Maqedonia kanë qenë edhe në kushtet më të mira se sa Rama, sepse kanë qenë në kushtet komode të ofruara nga Federata e Futbollit.