Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar për operacionin “Rrugëtimi” për parandalimin e ilaçeve kontrabandë.
Në reagimin e tij Balla thekson se Hetimi i Krimit Ekonomik dhe Financiar brenda Policisë së Shtetit po ngrihet në një nivel tjetër në luftën kundër korrupsionit, kontrabandës, evazionit fiskal.
Gjithashtu Balla ka përgëzuar Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë për operacionin kundër kontrabandimit të barnave mjekësorë, që çoi pas hekurave 16 persona të përfshirë në këtë rrjet kriminal.
REAGIMI
Përgëzime Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Jurisdiksionit të Përgjithshëm Tiranë për operacionin e madh kundër kontrabandimit të barnave mjekësorë, duke çuar pas hekurave 16 persona të përfshirë në këtë rrjet kriminal. Hetimi i Krimit Ekonomik dhe Financiar brenda Policisë së Shtetit po ngrihet në një nivel tjetër në luftën kundër korrupsionit, kontrabandës, evazionit fiskal etj.