Ish-modelja Gabriela Salgau, 50 vjeçarja italo-rumune që vitin që shkoi mori titullin e nderit Miss Lady Sanremo, është gjetur mbrëmë e vdekur nga një atak kardiak i papritur në Portogruaro, në verilindje të Italisë.

Familjarët e saj kishin kërkuar ndihmë gjatë natës kur e kishin gjetur pa ndjenja por mjekët që erdhën në vendngjarje nuk mundën ta shpëtonin.

Personeli mjekësor tha me siguri se shkaku i vdekjes është ataku kardiak por pa dhënë arsye se çfarë mund ta kishte shkaktuar.

Salgao, me origjinë nga Rumania, jetonte prej vitesh në Portogruaro ku punonte dhe kishte të fejuarin e saj. Ajo ishte një aktiviste e kauzave sociale dhe e të drejtave të grave.

Mediat e qytetit të saj i bënin homazhe gruas që ishte kthyer në model për shumë të reja me aktivizimin e saj.