Janë ditët e fundit të tetorit dhe Durrësi sapo la pas një natë me mot të keq. Era e fortë rrëzoi edhe shtyllat e ndriçimit në shëtitore por paraditen e sotme gjithçka duket se ka kaluar si me magji.
Të shumtë kanë qenë turistët e huaj që kanë shijuar plazhin, nisur edhe nga temperaturat e larta të fund tetorit.
Përveç banjove të diellit, shumē plazhistë nuk kanë nguruar të futen në det.





