Yocheved Lifschitz, 85-vjeçarja që u lirua mbrëmjen e djeshme (23 tetor) nga Hamasi, ka rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë rrëmbimit dhe qëndrimit në tunelet e militantëve.

Ajo shprehet se ka përjetuar ferrin, ndërsa shton se u rrëmbye nga persona të armatosur të Hamasit me motoçikleta.

Më tej, e moshuara shton se pasi e rrëmbyen në Izrael e dërguan në Gaza përmes një porte, me udhëtimin që i shkaktoi asaj të mavijosur dhe marrje fryme.

“Rrjeti i madh i tuneleve nëntokësorë të Hamasit të ngjante me rrjetën e merimangave”, ka thënë ajo.

Lifschitz thotë se ndërsa mbahej në tunele, iu dha për të ngrënë djathë i bardhë dhe kastraveca.

Ajo thekson në deklaratën e saj para mediave se, qeveria izraelite shpenzoi miliarda në gardhin kufitar, por nuk bëri asgjë për ta penguar Hamasin të kalonte.

Kujtojmë se Lifschitz është një nga dy gratë e liruara nga Hamasi dje, pengjet e treta dhe të katërta që u liruan që kur më shumë se 200 njerëz u rrëmbyen nga Izraeli dhe u dërguan në Gaza.