Është vënë në pranga ‘shefi’ i rekrutimit të terroristëve në Melilla, enklavë spanjolle në Afrikën e Veriut. Mustafa Maya Amaya, me nofkën “El Taliban”, ka lindur në vitin 1963 në Bruksel dhe vjen nga një familje rome spanjolle.

Ky i fundit, me nënshtetësi spanjolle, besohet të jetë një nga rekrutuesit më të mëdhenj xhihadistë në Evropë.

Në vitin 2014 ai u arrestua si kreu i një rrjeti të madh të rekrutimit të terroristëve, raportuan mediat belge. Në vitin 2018 ai u dënua me tetë vjet burg, ndërsa tashmë ka rënë në pranga gjatë një operacioni kundër terrorizmit xhihadist. Edhe pse në një karrige me rrota, ai rekrutonte terroristë përmes rrjeteve sociale.

Mustafa Maya Amaya, siç raportojnë mediat belge, është arrestuar në shtëpinë e tij në enklavën spanjolle Melilla.