Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, theksoi pas përfundimit të Këshillit Evropian të Brukselit se “për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme, Evropa duhet të punojë me synimin e një zgjidhjeje afatgjatë, e cila duhet të hartohet tani”.

“Duhet të jemi konkret për zgjidhjen e dy popujve dhe dy shteteve. Prioritetet e BE-së janë të njëjta me ato të Italisë, me theks në uljen e tensionit dhe zhvillimin e përpjekjeve në fushën humanitare” , shtoi kryeministrja italiane.

Duke iu referuar, së fundi, emigracionit dhe refugjatëve, Meloni nënvizoi se nevoja për të mbrojtur kufijtë e jashtëm është tashmë një qëndrim i përbashkët i vendeve anëtare të Bashkimit dhe se propozimi i saj për një mision detar të BE-së në Mesdheun qendror “presupozon bashkëpunimin e vendeve të Afrikës së Veriut dhe se ajo duhet të zhvillohet në ujërat e tyre territoriale”./