Kryeministri Edi Rama ka vënë në dukje lapsusin e kryedemokratit Lulzim Basha teksa po shpjegonte para mediave sot planin me 5 pika të PD-së.
Basha tha gjatë prononcimit për mediat se “6 në 4 biznese nuk raportojnë fitim”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e quan Bashën artist, ndërsa ironizuar edhe programin, zgjedhjet në PD.
“6 në 4 biznese dalin me humbje, 7 në 5 pika dalin me sukses, 6475 kandidatë në 5746 gjithsej dalin fitues në PD. Ti je Artist nuk them kot unë”, shkruan Rama.





