Skandal të radhës e ka quajtur lëvizjen e fundit që ndodhi në Kadastrën e Durrësit, Arlind Boshku, nënkryetari i PD-së Durrës.
Sipas një statusi që Boshku shkruan në rrjetet sociale, drejtori i sapoemëruar Rezart Elmazi, është “shkarkuar më parë nga vetë Rama në 2017-n, nga Vlora në Tiranë pastaj Kamëz e tani vjen për të sistemuar edhe hallet e pronave në Durrës!”
Statusi i Arlind Boshkut:
SKANDALI i radhës në Kadastrën (hipotekën) e Durrësit!
SHKARKOHET Drejtori Artur Çobani që nuk i mbushi dot asnjë vit punë për performancë të dobët!
EMËROHET Rezart Elmazi mjeshtri i Kadastrave, i shkarkuar më parë nga vetë Rama në 2017, nga Vlora në Tiranë pastaj Kamëz e tani vjen për të Sistemuar edhe hallet e pronave në Durrës!
Mirësevjen o HAJDUT!





