Të gjithë ndjekësit e rrjeteve nuk iu shpëtoi dekori dhe mënyra e organizimit të festës së Baby shower nga Sara dhe Ledri Vula.

Çifti ishin kujdesur deri në detajin më të vogël që gjithçka të dilte ashtu si ata e kishin menduar.

Sara me fustanin e bardhë dhe tepër modern tërhoqi vëmendjen e portaleve, pasi dukej një mami tepër e bukur dhe seksi.

Ndërsa ditën e djeshme një foto e postuar nga reperi Ledri Vula, na bëri që sytë të na nxirrnin zemra.

Mirëpo, çifti mesa duket influencohen nga aktorja kanadeze Inanna Sarkis, e cila numëron miliona ndjekës ne Youtube dhe në Instagram.

Edhe Inanna në festën  e baby showerit të vogëlushes së saj kishte veshur një fustan fiks si i Sarës dhe duhet të themi se kjo festë është zhvilluar disa muaj para.

Edhe fotot para lindjes janë pothuajse njësoj si ato të Ledrit dhe Sarës që sollën ditën e djeshme për ndjekësit e tyre.