Ky është Armand Lala, pronari i qenit Pitbull që sulmoi një të moshuar pak ditë më parë dhe si pasojë i lënduari humbi jetën sot në spitalin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 2 nëntorit në një nga rrugicat e lagjes nr.13 të Durrësit, ku 84-vjeçari Halil Basha kishte shtëpinë dhe fqinj ishte Armand Lala.

Ky i fundit, banor i komunitetit rom nga Berati, në banesën e marrë me qira mbante 3 qen, njëri prej të cilë rracë e egër Pitbull që sulmoi të moshuarin.

Lala i moshës 44 vjeç, u identifikua nga policia si pronari i qenit dhe u arrestua një ditë pas sulmit.