Kryeministri Edi Rama mendon se vendosja e maskave të detyrueshme edhe në rrugë, bashkë me të gjitha masat e tjera të ndërmarra, janë e vetmja rrugë që vendi të mos i rikthehet mbylljes totale.
“Të vendosim maskën që nga e enjtja do të jetë e detyrueshme në mënyrë që largqoftë të mos detyrohemi të mbyllemi përsëri. Për të mbrojtur tani këtë që kemi arritur, është shumë e rëndësishme të zmbrapsim rrezikun e një infektimi masiv që mund të na çojë në një mbyllje sepse aty do të jetë shumë e rëndë…”, tha Rama.





