Në Qendrën Shëndetësore të Njësisë Administrative Sukth ka prani uji brenda ambienteve duke bërë të pamundur dhënien e shërbimit për qytetarët.

Autoritetet njoftojnë se prej reshjeve të dendura të shiut, brenda ambienteve ka prani uji. Për pastrimin e ujit do të ndërhyhet nga mjetet e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe trafik të rënduar mëngjesin e sotëm në Durrës dhe në të gjithë vendin.