Një tjetër biznes është gjobitur nga Policia Bashkiake e Durrësit, pasi “rrugët e qytetit i konsiderojnë kosha për mbetjet e tyre”.
Lajmin e bëri të ditur në një postim në “Facebook” kryebashkiakja Emiriana Sako.
Postimi i plotë:
☑️ Do të vijojmë punën në terren për të mbajtur Durrësin të pastër, por kjo nuk është një punë që bëhet vetëm, pa mbështetjen e qytetarëve dhe biznesit.
🔴 Policia bashkiake në terren vazhdon punën duke gjobitur ato biznese për të cilët informimi dhe komunikimi i institucioneve nuk vlen, e që rrugët e qytetit i konsiderojnë kosha për mbetjet e tyre.
Çështjen e ka në ndjekje Policia e Shtetit dhe Prokuroria.





