Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka ironizuar vendimin e kryeministrit Edi Ramën për maskën e detyrueshme në ambientet brenda dhe jashtë.

Përmes një postimi në Facebook, Ndoka i kujton Ramës se sot është dita botërore për shëndetin mendor dhe në vend të një urdhëri të tillë duhet të jepte një shenjë shërimi.

“O KM, sot është dita botërore për shëndetin mendor!

Sot e gjete të japësh “urdhër” për mbajtjen e maskës edhe në natyrë!

Sot duhet të jepje një shenjë sherimi, por ti qenke rende fare!”, shkruan ish-ministri i Shëndetësisë.