Pak kohë më parë u zbulua se këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është në një lidhje dashurie me kinematografin dhe producentin Keyan Safyari.

Këngëtarja e “Baby, i’m Jealous”, është e lumtur me të dashurin e ri, me të cilin filloi të dilte në fillim të këtij viti, dhe bashkë u panë në muajin mars.

Sipas mediave të huaja, duket se edhe familja e saj gjithashtu e do atë.

“Na pëlqen ky djalë. Unë mendoj se ky është i duhuri. Ai është një njeri shumë i mirë,”- i tha ajo “Entertainment Tonight”.

“Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, kujdeset për mua, e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë. Ai është thjesht një person i mahnitshëm dhe më bën të lumtur! Thjesht ndjej se është i duhuri,”– shtoi ajo, ndërsa tregoi se Safyari ka qenë një shoqërues i përsosur gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Unë nuk kam qenë e vetmuar gjatë karantinës. Unë kam një njeri shumë të mrekullueshëm në jetën time tani dhe ai është kaq i mahnitshëm. Unë jam shumë mirënjohëse për të dhe thjesht po shijoj jetën time dhe do të shoh se ku do më çojë.”

Muajin e kaluar ylli shqiptaro-amerikan u pa duke puthur bukuroshin në Los Angeles, pasi i dhuroi një Ferrari për ditëlindjen e tij. Kjo është romanca e parë publike e Rexhës ndër vite.

Ajo gjithashtu foli me “ET” se pse e mban Safyari-n privat në mediat sociale.

“Përderisa nuk kam një unazë në gishtin tim, ju nuk do të keni një postim në rrjete sociale, dhe kjo është e vërteta!”,– tha Bebe me shaka.