Investimi në shëtitoren e Plazhit ka filluar të shfaqë problemet e para.

Sikundër duket nga video amatore e dërguar nga një qytetar, mbulesa e sipërme e tendës prej hekuri ka filluar të griset, si pasojë e erës së fortë.

Lungomare e Durresit. Akoma pa u perfundu, u prish Tenda e Rames”, shkruan qytetari, që preferon të mbetet anonim.

Një dëshmi e një investimi jo të mirëplanifikuar, duke marrë parasysh se tenda është ngritur aty ku era e detit e “rreh” lehtësisht, apo thjeshtë pasojat e një moti të keq?

Në të dyja rastet, ndërhyja është mëse e nevojshme, për panoramën që ofron qyteti që tashmë po sheh turizëm përtej çdo sezoni.