Nga mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama ka kërkuar një mandat të tretë për Partinë Socialiste.

Në fjalën e tij para anëtarëve, Rama tregoi disa reforma të bëra nga qeveria në 7 vite dhe u shpreh se koha nuk ka mjaftuar për të mbyllur të gjitha punët.

“Na duhet një mandat i tretë, jo për vete por për Shqipërinë. Duam që Shqipëria të kalojë nga ecja në vrapim. Kush mund ta kalojë Shqipiërinë në një nivel tjetër shpejtësie përveç Partisë Socialiste? Ne nuk jemi e keqja më e vogël, ne jemi më e mira që jemi në politikën shqiptare. Patjetër nuk jemi më e mira e mundshme, por ne duhet të jemi të vetëdijshëm se poetenciali i kësaj partie është për shumë më tepër besnikëri ndaj atyre që përfaqësojmë. Në shumicë shqiptarët do ta votojnë sërish Partinë Socialiste”, u shpreh Rama.