Vijon përplasja virtuale mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta.

Ky i fundit ka reaguar sërish përmes një postimi në Facebook, ku shkruan  se i ka konfirmuar gazetarit Blendi Fevziu gatishmërinë për t’u përballur me Ramën, të cilin e fton të marrë edhe përforcime me vete.

POSTIMI I PLOTË

Sapo i kam konfirmuar z.Blendi Fevziu gatishmërinë time për të dalë në “Opinion” me Kryeministrin në detyrë, i cili mund të marrë edhe përforcime me vete.

Transparenca e vetmja rrugë!

Dil në përballje ose largohu!