Christopher Levy, djali i dy aktorëve të famshëm, William Levy-t dhe Elizabeth Gutierrez, ka pësuar aksident.

Mësohet se 14-vjeçari po udhëtonte me makinë golfi, e cila është përmbysur duke i shkaktuar atij lëndime të shumta.

Ai është dërguar menjëherë me urgjencë në spital me helikopter, ku i është nënshtruar një operacioni.

Ndërkohë dy aktorët e famshëm kanë reaguar në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku i kanë falënderuar të gjithë personat që u kanë qëndruar pranë.

“Faleminderit të gjithëve që pa na njohur luteni për djalin tonë Christopher, si familje. Zoti e shëroftë plotësisht dhe shpejt Christopher-in dhe djemtë e tjerë. Me Zotin gjithçka është e mundur dhe ai mbron shërbëtorët e tij që i thërrasin. Christopher është një fëmijë besimtar. Ne e dimë që Zoti ishte atje me të dhe fëmijët e tjerë dhe nuk kemi asgjë përveç fjalëve të mirënjohjes ndaj Zotit që nuk na braktis kurrë! Shpresojmë ta shërojë Christopher-in që ai të vazhdojë të jetë një dritë ndriçuese në fushën e bejsbollit dhe në të gjitha fushat e jetës. Sa herë që Christopher shkëlqen në fushë, ai falënderon Zotin, e nderon atë dhe i frymëzon të tjerët të bëjnë mirë dhe të kenë besim te Zoti. Ai është një udhëheqës! Paçi gjithmonë mençurinë për të përdorur bekimet e Zotit për të bekuar të tjerët. Amen!”- kanë shkruar Elizabeth dhe William.