Blogerja Chiara Ferragni dhe reperi Fedez zbuluan pak ditë më parë, se janë në pritje të fëmijës së dytë.
Ferragni është në javën e saj të gjashtëmbëdhjetë të shtatzënisë dhe e përjavshmja “Oggi” thotë se çifti do të shtohet me një vajzë.
Të dy dhanë lajmin e shtatzënisë në Instagram me një imazh të Leo-s të vogël që mbante ekografinë, pasuar nga një foto e ngjashme në të cilën e gjithë familja duket e lumtur për ngjarjen tjetër të lumtur, të planifikuar për në Mars 2021. Në të njëjtin muaj lindi djali i tyre.
Për shtatzëninë e parë, Ferragni priti muajin e pestë para se të informonte adhuruesit e saj për ardhjen e foshnjës: kësaj radhe lajmi u dha më herët, pasi thashethemet kishin nisur tashmë në lidhje me këtë shtatzëni dhe sipërmarrësja anashkaloi shfaqjet e modës në Milano në mënyrë që të mos vinte në rrezik shtatzëninë për shkak të epidemisë Covid-19, duke shmangur kështu çdo mundësi ngjitjeje.





