Mediat kosovare kanë shkruar kohët e fundit se ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka dhunuar bashkëshorten e tij, Anita Muçaj dhe se kjo e fundit ka përfunduar në repartin e Urgjencës në QKUK nga plagët e marra.

Ditën e sotme, përmes një postimi në Facebook, Anita ka hedhur poshtë këto pretendime ndërsa shkruan se ajo ka 17 vite e martuar me Ramushin dhe kanë qenë gjithmonë të lumtur.

“Kam 20 vjet qe punoj dhe jam pjese e medias ne Kosove dhe sot shpreh keqardhje për nivelin e mediave dhe tendences per te prodhuar lajme banale, tituj banal e thashetheme për dy klikime me shume a me pak, kam qene shume here pjese e lajmeve te tilla dhe e kam kuptuar qe injorimi do te ishte forme e drejte e pergjigjes se thashethemeve por kjo e mbrëmshmja ishte e pamundshme te injorohet sepse unë jam nene, motër, mike, shoqe e dikujt dhe normalisht ka shqetësuar dike diku! Prandaj është e turpshme te prodhohen lajme kaq te ulëta! Unë jam shume mire dhe kam 17 vjet qe jam shume mire me Ramushin.”