Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me nuncin apostolik imzot Charles John Broun.
Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi thekson se nuk i ka thënë lamtumirë Brown-it, por mirupafshim.
“Jo një lamtumirë, por një mirupafshim!
Nunci Apostolik Imzot Charles John Brown mbylli misionin e tij në Shqipëri pas 3 vitesh në krye të përfaqësisë diplomatike të Vatikanit në Tiranë.
Në një takim miqësor dhe të ngrohtë Imzot Charles John Brown më shprehu dëshirën dhe më premtoi se do të rikthehet sërish në Shqipëri. Ai do të vijojë misionin e tij në Filipine por më tha se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm që ja vlen për t’u rikthyer dhe pse jo për ta quajtur ‘shtëpinë e tij’.
Familja e fortë, mikëpritja, Besa dhe të gjitha vlerat më të mira të kombit tonë janë trashëgimia më e çmuar, për të cilat duhet të punojmë fort, me besimin në Zot dhe dashurinë për njëri-tjetrin.”, shkruan Kryemadhi.





