Gjatë një interviste për revistën “Grazia”, Kim Kardashian foli pa dorashka për mënyrën si e përjetuan infektimin e bashkëshortit të saj, Kanye West me Covid-19.
Ajo pohoi se reperi e kishte kaluar virusin në fillim të pandemisë kur ende s’e dinte askush ç’po ndodhte, ndaj kjo e kishte bërë akoma më të vështirë situatën e tyre.
“Kanye u infektua në fillim të pandemisë, kur askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte realisht. Ishte kaq e frikshme dhe e panjohur. Shkoja dhe i ndërroja rrobat dhe e ndihmoja që të ngrihej nga shtrati. Ishte sfiduese, sepse çdo gjë ishte e panjohur. Të ndërroja çarçafët me doreza dhe maskë ishte një periudhë tmerruese.”– ka rrëfyer ylli i “KUWTK”.





