E ftuar në emisionin “Rudina” një ditë më parë, aktorja dhe moderatorja Jonida Vokshi foli për shtatzëninë dhe lindjen e vogëlushes Emi, e cila i ka ndryshuar jetën.
Pas lindjes së të voglës, Jonida i habiti të gjithë me format e saj trupore, të cilët më pas donin të dinin se çfarë rutinë kishte ndjekur gjatë shtatzënisë, gjë të cilën aktorja e tregoi në emision.
“Fati im i parë ishte që unë jam marrë goxha me stërvitje para shtatzënisë. Ndërkohë që ditën që mora vesh për shtatzëninë, nuk kam menduar asnjë moment për fizikun tim. Nuk ka qenë kurrë parësore dhe nuk ka qenë kurrë në synimet e mia që të ruaj një peshë pas apo gjatë shtatzënisë. Doja të shijoja në maksimum gjithçka dhe qëllimi i vetëm që kisha ishte që të kishim një shëndet të mirë Emi dhe unë. Për të pasur shëndet të mirë dhe për t’u formuar Emi sa më shëndetshëm brenda meje dhe që unë të isha sa më mirë për të, ishte që unë të ushqeshesha sipas këshillave të doktoreshës dhe të kisha një mënyrë të ushqyeri të shëndetshme. Sigurisht që nuk ja kam lënë vetes pas dore qejfet e mia për të ngrënë ndonjë akullore, apo pite që bën vjehrra ime. Por pa diskutim që këtë e balancoja duke u ushqyer shëndetshëm për t’i dhënë të gjitha vlerat ushqyese Emit dhe vetes. Kjo gjë mu shpërblye duke mos marrë peshë të tepërt gajtë shtatzënisë. Kam marrë diku tek 5-6 kile, që ishte pesha e Emit dhe pjesa tjetër e placentës. Gjithashtu kam ecur shumë gjatë muajve të parë. Kur u izoluam kam ecur në pistë në shtëpi, të paktën minimalisht 3 herë në javë dhe këtë e kam bërë padiskutim me këshillën e mjekut“, tregoi Jonida.





