Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do të rrisë me 40% pagat e punonjësve të shëndetësisë.

Tabaku shkruan në Facebook se asnjë gënjeshtër parazgjedhore nuk e zhbën atë që Edi Rama i ka bërë shëndetësisë, pasi sipas saj, mjekët shqiptarë kanë pagat më të ulta dhe taksat me të larta në rajon.

POSTIMI I TABAKUT

Asnjë gënjeshtër parazgjedhore se zhbën atë që Edi Rama i ka bërë shëndetësisë: Sipas OBSH, Shqipëria është vendi me numrin e mjekëve më të ulët në Rajon, 12.16 mjekë për 10 mijë banorë, 950 mjekë janë në pritje për të ikur jashtë e mijëra janë larguar. Ndërkohë buxheti i shtetit ka paguar rreth 100 milionë euro për Partneritetet

Publike-Private në shëndetësi, ndërsa do të paguajë dhe 270 milionë euro të tjera në vitet në vijim.

Pagat e mjekeve janë rritur 7 përqind vetëm ne vitin elektoral 2017.

Nuk është takse progresive, është taksa 23% mbi shtresën e mesme dhe që sot ka dëmtuar më rëndë profesionistët e vërtetë.

Sot mjekët kanë pagat më të ulta dhe taksat me të larta në rajon.

Ky nuk është kandidat i ri është i provuar, është genjeshtar i vjetër që bën çdo gjë për të kaluar lumin.

Partia Demokratike ka një plan për ta nxjerrë shëndetësinë nga kriza, për të vendosur pacientin në qendër e jo koncesionin, për të rritur pagat dhe për të ofruar atë që Rama se bëri per 8 vite. Shëndetësi cilesore për të gjithë!