U luajt ndeshja e prapambetur e Superiores mes Partizanit dhe Teutës, e cila nuk prodhoi fitues.

Pas këtij dueli të vlefshëm për javën e parë të Superiores, të kuqtë e Abilaliajt, që kanë 4 javë pa fitore, e shikojnë veten në vendin e dytë në kuotën e 30 pikëve, – 3 pikë nga Egnatia kryesuese.

Ndërkohë diferenca e Partizanit me Tiranën e vendit të tretë është plot 8 pikë.

Për sa i përket fundit të tabelës, ajo mbyllet nga Teuta, me 14 pikë, dy më pak se Erzeni, Laçi dhe Kukësi që ndodhen në kuotën e 16 pikëve