Komisioni i Ligjeve ka miratuar pr/ligjin për ndryshimet në Policinë e Shtetit, ku përfshihen edhe përgjimet ambientale, që siç shpjegon ministri Sandër Lleshaj qeveria është tërhequr.
Në fjalën e tij, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se me ligjin aktual atributi i jepet vetëm punonjësit të policisë me gradën komisar, por sipas tij deri tani ky nen i ligjit nuk është zbatuar.
“Ju keni draftin e vjetër, ndërsa tek i riu nuk figurojnë më. Ligji aktualisht sot siç është në fuqi flet për përgjim ambiental dhe jep atribut oficerëve me gradën komisar që ti drejtohen prokurimit me një kërkesë përgjimi ambiental. Ky është ligji sot, ky nen nuk është zbatuar asnjëherë deri më sot. Prandaj vijmë me propozim të ri. Propozimi i ri është është ndryshim tërësor. Nuk flet më për përgjim, është hequr si nocion. Kjo çështje i është lënë në përgjigjësi rregullimi me akt të veçante, prokurorit të përgjithshëm, ministrit të Brendshëm dhe kreut të SPAK. Është super-rregulluar dhe është modifikuar në ekstremin e mundshëm në ndjekje të atyre sensibiliteteve që janë paraqitur. Kështu që nuk shoh asnjë problem në këtë drejtim”, tha ministri Lleshaj.





