Demokratët e Qarkut të Korçës do të votojnë të mërkurën për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.
Qarku i Korçës me 11 mandate, ka 39 kandidatë potencialë për deputetë, ndërsa demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.
Dega Devoll
ARBEN KAMBO
ARTUR AGOLLI
BLEDJON NALLBATI
HEKURAN HOXHALLI
VALTER MIZA
VOJSAVA BREGU
Dega Kolonjë
ARTUR NAZARKO
FATMIR GUDA
MARJETA HALILI
SOELTO LARTI
Dega Korçë
ADRIAN MAHO
ANDREA MANO
DRITAN SHANO
GJERGJI GJATA
GJERGJI MERO
KIÇO TANE
KRISTI KOÇIBELLI
LANDI GUSHI
LEDINA ALIOLLI
MATEO BALLI
METIN VENXHA
NIKOLLAQ DOKU
SORINA KOTI
SUELA MYRTOLLARI
Dega Maliq
ALFRED GEGA
ELIDJON KOLLÇINAKU
ERVIN SALIANJI
MAGDALENA HOXHA
XHEVDET BELISHTA
Dega Pogradec
ANILA HYSENBEGASI
ARJAN MALCELLARI
ARMANT ZERKA
EDUART KAPRI
ERALD KAPRI
ERLIS ÇELA
GENTI ÇELA
KLEVIS BALLIU
OLIGERT MUCOLLARI
SELAUDIN JAKUPLLARI
Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë.
Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.
Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. Votimi i konsultimit të anëtarësisë nisi në Qarkun e Kukësit dhe deri tani kanë votuar më shumë se gjysma e qarqeve, Dibër, Gjirokastër, Berat, Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë.
Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.





