Në muajin korrik u zbulua lidhja e re e këngëtares shqiptare, Rita Ora me regjisorin me origjinë greko-franceze, Romain Gavras.
Dyshja kaloi pushimet së bashku, mirëpo ata janë kujdesur që të mos shfaqen shumë të afërt me njëri-tjetrin në publik.
Së fundmi një unazë në gishtin e Ritës ka ndezur spekulimet se çifti është fejuar.
Këngëtarja 29-vjeçare dukej në humor të mirë ndërsa po largohej nga restoranti meksikan ‘Taqueria’ në Notting Hill, Londër.
Rita dukej me plot stil në një xhaketë të zezë teksa ishte e shoqëruar nga motra Elena dhe miqtë e tyre.
Dukjen e kompletoi me një palë tuta sportive të zeza, një kapelë dhe maskë të po së njëjtës ngjyrë.
Sidoqoftë ishin aksesorët e bukuroshes bjonde ata që me të vërtetë tërhoqën vëmendjen, duke treguar se ishte një unazë me gurë safiri në gishtin e martesës.





