Nga Myzejen Konduri
U mpi dita, kur morëm vesh për humbjen e Mjeshtrit të fjalës, Nderi i Kombit, Z.Gjergj Vlashi.
Zgjedhjet e krijimtarisë së tij, nga tregimi, novela, romani prekën suksesin.
Përkthimet e tij, këngëzuan nga përzgjedhja e autorëve profesionalizmi. Vetë Kafka, nuk do ta fshihte kënaqësinë po ta lexonte librin e tij, në gjuhen e bukur shqipe.
Ndarja nga jeta e këtij personaliteti është humbje për komunitetin durrsak e veçanërisht, për komunitetin e krijuesve në mbarë vendin.
Realizimet brilante të estradës së Durrësit, nën regjinë e tij do të mbeten të përjetshme.
Në sytë tanë, Nderi i Kombit, Z.Gjergj Vlashi ka qëndisur dritën e artit & kulturës.
Edhe pse vdekja e mori, Z.Vlashi do të mbetet midis ëndrrës dhe dritës…
Me hapin e tij të lehtë, herë me bashkëshorten, herë me miqtë, herë me kolegët, thithte aromën e detit dhe i varte mendimet me çengele shprese.
Ai dëshironte që vendi i tij të rrugëtonte me të gjithë bukuritë e stinëve.
Familjareve jua lehtësojme dhimbjen e plagës që u hapi me ngushëllimet tona.