Kuvendi i ka dërguar SPAK autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, vetëm 2 orë pasi këtij të fundit iu hoq imuniteti me 75 vota pro.

Në seancën e sotme, që zgjati vetëm 10 minuta, Kuvendi pranoi kërkesën e SPAK për masë më të ashpër ndaj Berishës, në lidhje me dosjen Partizani.

Ndërkohë e menjëhershme ka qenë edhe lëvizja e Kuvendit duke dërguar autorizimin pranë Prokurorisë së Posaçme.