Mbahet ditën e sotme seanca e radhës gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit. Në ambientet e GJKKO-së është paraqitur mëngjesin e sotëm djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, i cili pritet të japë dëshminë e tij lidhur me çështjen “Gërdeci”.
Para se të futej në ambientet e GJKKO-së, Shkëlzen Berisha është shprehur se do të flasë për mediat pasi të japë dëshminë e tij.
Në shtator të këtij viti, Prokuroria e Posaçme thirri 52 dëshmitarë në gjyqin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Mes emrave që SPAK kërkon të dëgjohen nga gjykata është edhe Shkëlzen Berisha. Ai është thirrur dhe më herët nga SPAK në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e çështjes.