Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj tha se seanca për shqyrtimin e masës u shty pasi është kërkuar sërish përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka.
I bindur që kërkesa e tyre do të rrëzohet sërish, avokati i Berishës tha se Gjykata nuk mund të japë vendim derisa të shqyrtohet kërkesa për gjyqtaren.
“Vazhduam me gjykimin, i kërkuam gjykatës ta çojë në Gjykatën Kushtetuese e cila ka lënë të pagjykuar në themel çështjen. Me autorizimin e Ramës vazhdoi gjyqi, për gjithë këto shkelje dhe rrëzim kërkesash. Edhe kjo kërkesë e përjashtimit do të rrëzohet. Ligji thotë kur ngrihet kërkesa për përjashtim, Gjykata nuk mund të japë gjykim. Këto do rrëzohen të gjitha, kështu që vazhdojmë. Argumentet ia kemi parashtruar gjykatës.”