Pritja e ëmbël për reperen e njohur 37-vjeçare, Nicki Minaj i ka ardhur fundi.
Burime ekskluzive për “Daily Mail” kanë bërë të ditur se reperja dhe partneri i saj Kenneth Petty janë bërë prindër për herë të parë.
Deri tani nuk është bërë ende publike gjinia e foshnjës apo emri dhe s çifti nuk ka reaguar në rrjetet sociale.
Minaj është martuar me Kenneth Petty në tetor të vitit që lamë pas, ndërsa tashmë erdhi fryti i dashurisë së tyre.





