Kryeministri Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet me batutë interesit të gazetarëve në konferencën e përbashkët me homologun Hoti, lidhur me një debat publik me kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha në prag të zgjedhjeve parlamentare.
“Kryeministri i Kosovës nuk është i huaj, është në shtëpinë e vet, po sidoqoftë është mik në shtëpi. I qëndroj besnik asaj ç’ka kam thënë: në praninë e miqve nuk flas për punët e brendshme të shtëpisë. Sikundër jam i bindur që kur vjen një vëlla nga jashtë në shpi, nusja e vëllait nuk i tregon çfarë hallesh ka me vjehrrën”, u shpreh Rama.





