Sipas MeteoAlb, pjesa më e madhe e vendit mbetet me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare. Por pritet që herë pas here vranësirat të zhvillohen duke krijuar mundësi për reshje të karakterit lokal në zonat veriore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.





