Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar se, teknologjia e re na ka sjell bekim të vërtetë, sepse na ka lejuara ta shohim të ardhmen me një mënyrë krejt tjetër.

Gjatë fjalës së tij në konferencën rajonale për digjitalizimin dhe integrimin europian, Rama u shpreh se, kemi hapur të gjithë kapitjet e negociatave të ndërmjetme të përcaktuara dhe tani i futemi fazës së mbylljes së këtyre negociatave.

Për sa i përket pronës, Rama tha se, nga një sistem me pronë shtetëror, ku nuk zotërohej prona private, kaluam në një situatë ku shteti humbi kontrollin mbi territori dhe pati një bum të madh demografik pas regjimit komunist dhe këto lëvizje sipas tij, ndikuan në formësimin e territorit.

“Kemi hapur të gjithë kapitjet e negociatave dhe piketat  ndërmjetme të përcaktuara dhe tani i futemi fazës së mbylljes së këtyre negociatave. Plotësim i piketave të ndërmjetme nga Shqipëria dhe përcaktimi i piketave përmbyllëse është element thelbësore, sa i takon grupkapitujve të themelorëve, e përfshirë gjithashtu kapitullin 23, që ka të bëjmë me gjyqësorin dhe e drejta e pronës është pjesë e këtij kapitulli. Për vend si i yni, teknologjia e re na ka sjell bekim të vërtetë, sepse na ka lejuar të bëjmë hope. Na ka lejuar ta shohim të ardhmen me një mënyrë krejt tjetër.

Gjatë 35 viteve të fundit na është dashur të trajtojmë një material kaq kompleks sa është realisht një nga vështirësitë më të thella dhe një nga vështirësitë më të thella me të cilat jemi përballur. Kalimin nga një sistem me pronë shtetëror, ku nuk zotërohej prona privat, kaluam në një situatë ku shteti humbi kontrollin mbi territori dhe pati një bum të madh demografik pas regjimit komunist dhe këto lëvizje ndikuan në formësimin e territorit”, theksoi Rama.