Nga BUJAR QESJA
Sikundër e kam bërë të qartë më se njëherë, itensiteti i punës time për vitin 2024 do të njoh rritje. Nuk kam pse mos ta bëjë këtë. Mëndja dhe dora punojnë. Këmbët më çojnë atje ku duhet. E jeta kështu bëhet më efektive, më e prekshme. Temat si gjithnjë do t’i marr nga realiteti, nga arkiva ime private dhe familjare, nga dëshira për të foksuar sa më shumë njerëz dhe historitë e tyre. Dhe vlerat e kësaj pune që e quaj timen, nuk do të maten me faqe, me rradhë dhe më gërma. Do të më mjaftoj të jem i saktë në atë që e mendoj dhe si e mendoj, për ta bërë të prekshme dhe të ndjeshme për lexuesin.
Në këto rradhë të tanishme, do të dalë tek një emër shumë i njohur. Nuk nisem se është thjesht xhaxhai im, se sa për të treguar dukuri herë të thjeshta dhe herë të koklavituar, nga jeta i një burri të mënçur, titan i mendimit, por edhe qendrestar, të mos ma marrë asnjë për mburrje, i pakonkuruar nga asnjë. 170 ditë grevë urie dhe rezistenca e pashembullt i këtij heroi të qendresës, i cili kundërshtonte me trimëri, argumenta teorike dhe praktike vijën politike të Enver Hoxhës, ku dikush rreh gjoksin tani për një gjë të tillë, nuk ka një të dytë që ta ketë bërë.
Kur e kam takuar, pas lirimit nga burgu diku nga viti 1992, më ka thënë se “pas stuhisë të gjithë bëhen trima. Sharja që i bëjnë Enverit tani, nuk pi ujë. Rezistenca kundër tij duhej bërë në kohën e duhur, kur pikpamjet e gabuara të drejtimit ishin konkrete. Për këtë m’u desh të sakrifikoja, kur të tjerë ulnin kryet dhe përfitonin”.
Kam shpjeguar në një rast, detyrën që më ka lënë gjenerali i famshëm Rrahman Perllaku për t’u marrë me një monografi, kushtuar disidentit hero Xhavid Qesja. Brenda meje qendron ende kjo ide, ndonëse nuk mund ta përhap besimin se një ditë do ta mundësojë një të tillë veprim. Por kam vendosur që me Xhavidin do të merrem haps pas hapi, për të hedhur grimca momentesh dhe faktesh, që në vijimësi të mund të plotësohet sadopak figura madhështore i një burrë stoik, qendrestar, trim, i paepur, i padorëzuar dhe besnik i patundur i kauzës së luftës pariotike të popullit të tij.
Shënimi i tanishëm, merr shkas nga një kartolinë më shumë se e thjeshtë. Është shkruar në maj të viti 1983 nga burgu i Burrelit. I është dërguar vajzës time Julinda Qesja, me rastin e 2 vjetorit të lindjes. Xhavidi kishte të drejtë të bënte një letër, apo një kartolinë në muaj. Dhe muaji maj i është “djegur” letra nga ky urim, që i dërgon mbesës së tij siç e quan disidenti vajzën time.
Më tërheq vëmëndjen kartolina e këtij urimi, ku paraqitet Parku i Madh i Tiranës, apo siç thuhej Kinoteatri veror. Nuk kam mundur të qartësoj, se a e kishte mundësinë Xhavid Qesja ta zgjidhte kartolinën, apo do ta ketë patur të detyruar?! Nëse e ka zgjedhur vetë, po vras mëndjen se çfar ka dashur të nënkuptojë Xhavidi me këtë pamje që paraqet gjelbërim, hapsirë, ajër, liri tërheqëse e natyrës. Si psikolog i rrallë dhe shumë argmentues në çdo detaj, Xhavid Qesja ndoshta mund të aludojë me lirinë, qenurit i lirë gjë që i ishte privuar. Nga nuk të shkon mëndja.
Tjetër moment që më tërheq në këtë kartolinë, që po e vështroj gjatë, më duar të dridhura e mëndje të rënduar, pasi këtë e ka patur 41 vite të shkuara në dorë, heroi i disidencës Xhavid Qesja, shkrimi i përkryer. Vështroni me vëmëndje sa drejt ka shkruar ky ideolog i marksizmit, sa që edhe me vizore të ishte jo kaq shtrirë dhe bukur. Kaligrafia brilante, e përsosur. Cilido ta merrte nismën për ta bërë një të ngjashme, nuk do të ndjehej komod në këtë.
Për Xhavidin këtu e filloj dhe e mbaroj në këtë kujtesë origjinale. Nga koha që e çfaq ka fuqinë e arkivës, të dokumentit autentik të shkruar me shkrimin origjinal, të birit të dashur të mëmëdheut tonë, që e donte me shpirt dhe zemër.
Shpirti i babagjyshit Linda!
Mua më kë në vend të Darës, prandaj edhe ditëlindjen që e ke në maj, (po kështu e ka edhe babagjyshi, por unë s’kam festë, më mjafton festa jote), po të uroj si babagjysh. Të fus në gji, të puth njëqind herë dhe i marr erë kaptinës tande i djegur nga malli. Puthi fort e fort, nga ana ime, mamin dhe babin tand, gjyshen dhe gjyshin, tetat dhe xhaxhit dhe të gjithë me rradhë. Xhaxhi Yllin maji tjetër e gjetë me nuse!
Të uroj gjithë të mirat
Babagjyshi që të do me shpirtit
Xhavidi
maj 1983
Xhavid të jap fjalën, se pa u ngutur, por me raste të natyrave të ndryshme do të shpalos portretin tënd. Nuk dua të gaboj po të shprehem, se do të ngrej figurën tënde, pasi ajo jo është ngritur, por lartësuar sa s’ka ku të shkojë më. Të jap fjalën gjithashtu, se pa fryrje, pa hiperbolizime, pa zmadhime të tepruara, do të shkruaj për ty shumë gjëra që dihen dhe nuk dihen, me të vetmin qëllim dhe synim.
Njerëzit të dinë akoma më mirë, se vijën diktatoriale të Enver Hoxhës ka patur burra, e përsëris ka patur burra, që e kanë kundërshtuar duke vënë peng jetën e tyre. E disa që e ngrejnë tani kartën kundër Enverit dhe enverizmit, si kofini pas të vjelit dhe ku ulën kryet pa u ndjerë në kohë të tij, le ta hedhin në kosh. Është më mirë aty.
Bujar Qesja
Durrës: 4 janar 2024