Situata në Armeni nuk është aspak e qetë pas konflikteve të fundit me Azerbaxhanin.

Mirëpo, duket se kanë gjetur kohën për t’u marrë me provokime teksa para ndeshjes së sotme në Europa League mes Ararat-Armenia dhe Cërvena Zvezdës, tifozët e Ararat kanë shpalosur një banderolë ku provokojnë me shkrimin, “Kosova është Serbi”.

Si për të mos mjaftuar gabimi i tifozëve, ka qenë edhe klubi i Ararat që ka bërë edhe më keq duke e shpërndarë këtë mesazh në faqen zyrtare.

Një gjest i ulët nga ana e armenëve, të cilët duket sikur janë gënjyer nga propoaganda e serbëve.