Talenti norvegjez Jens Peter Hauge është zyrtarisht futbollisti më i ri i Milanit. “Djalli” bëri me dije nëpërmjet një njoftimi të fundit se ish-lojtari i Bodo Glimtit ka firmosur për 5 vite me kuqezinjtë.

Milani zbulon se Hauge do të mbajë numrin 15 në fanelë.

Anësori 20-vjeçar asistoi dhe shënoi kundër Milanit në ndeshjen e raundit të tretë të Ligës së Europës, ku “Djalli” u kualifikua me rezultatin 3-2. Paraqitja e tij e bindi klubin italian ta transferonte lojtarin.