Një tjetër pallat 5-katësh i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit po shembet ditën e sotme me fadroma nga ana e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Durrës.
Pallati është në lagjen nr.18, rruga “Aleksandër Goga” pranë dyqanit të njohur Dyli, ku pak kohë më parë u prish një tjetër pallat aty pranë i dëmtuar nga tërmeti.
Ndërkohë, të shtunën më datë 3 tetor, pritet shembja me shpërthim me tritol e pallatit të Kastratit te lagjja nr.17 në Durrës, për t’i hapur rrugë ndërtimit të objekteve të reja për banorët.





